
SHKODËR- Benard Pllumbaj, 35 vjeç është shpallur në kërkim, ndërsa motra e tij, me profesion parukiere është vënë në pranga. Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur një sasi lënde plasëse në biznesin dhe banesën e të identifikuarit si Ardian Fierza. Në të dyja rastet, si tek agjencia funerale dhe tek banesa, shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Hetimet kanë zbuluar se Pllumbaj ka konflikte pronësie për agjencinë funerale me Fierzën. Nga kontrollet në parukerinë e motrës së Pllumbajt dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: kanabis, armë zjarri, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë.