TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon rrëfimin e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot është ballafaquar me Asllan Plakun, që akuzohet nga vrasësi me pagesë se ka patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës. Nuredin Dumani ka dëshmuar se e pagoi 50 mijë euro Asllan Plakun, si dhe një motor. Dumani në seancën e 20 marsit rrëfeu se për vrasjen komunikoi me Asllan Plakun, i cili i tregoi detaje rreth veprimeve të Shkozës. Ai tha se ishte Plaku, ai që e lajmëroi se u largua nga servisi./ZËRI
Poll