Video

Enver Petrovci "lavde" Millosheviçit, 'lumë kritikash' në rrjet

Në një kohë kur plagët e luftës janë shumë të freskëta, një deklaratë e tillë sigurisht që do sillte reagime dhe kritika në rrjet.

Amanda Dushku
Enver Petrovci "lavde" Millosheviçit, 'lumë
Enver Petrovci

PRISHTINË- Lufta në Kosovë do të mbetet gjithmonë një temë delikate. Së fundmi, lidhur me këtë temë, po qarkullon në rrjet një intervistë e vjetër e aktorit Enver Petrovci, i cili gjatë një interviste me një gazetare serbe, ka thënë se Sllobodan Millosheviç, presidenti serb i vitit 1989, përgjegjës për sulmet e Serbisë ndaj Kosovës, nuk i ka bërë keq Kosovës. Madje shtoi se e keqja e tij, nuk është as 2% sa i ka bërë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Pervec kësaj, shqetësim ka ngritur edhe një pjesë teatrale e vitit 1996, ku Petrovci këndon në gjuhën serbe duke sharë shqiptarët e duke thënë: Shqiptarët janë barabë, o Zot na shpëto nga ata.

Këtyre materialeve të vjetra i’u shtua disa ditë më parë edhe një deklrataë e tij në emisson e Adelina Ismailit ku tha se po të mos kishte qenë për luftën e ndodhur, luftëtarët nuk do ishin asgjë, sot do ishin mësues e badigardë.

“Këta tjerët i ka lindë koha i ka bërë lufta. Kta kurgjo nuk kishin qenë po mos të kishin qenë në kuftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do mususa do budigarda, kurgjo skishin qenë,”- është shprehur ai.

Në një kohë kur plagët e luftës janë shumë të freskëta, një deklaratë e tillë sigurisht që do sillte reagime dhe kritika në rrjet. Këngëtari Arian Agushi, njohur si Gold AG, bëri një postim në fcebook duke e kritikuar Petrovcin. Agushi është shprehur se gjithmonë e ka ditur që Petrovci ka luajtur rolin e armikut, por tashmë nuk po aktron.

“Sa për Enver Petrovcin hala Dragani i zi kish patrullu te Santea e te Kurrizi. Gjithmonë kam menduar që e luan mirë rolin e armikut, ama ti përnime nuk po aktrojshe,”- ka shkruar ai në Facebook.

Përveç tij, edhe aktori Jeton Zogjani, i cili sa të flisje për luftën është e thjeshtë, por duhet të kishe k**e të shkoje në luftë.

“Nuk është që kam tendecë me u kap edhe me u shty me kolegët e mij. E njoh edhe nga afër Enver Petrovcin. Por, ideja që sot me folë për luftën është shumë e thjeshtë. Mundesh me folë se kërkush nuk ta ndalon. Ata që e kanë bo luftën, disa hajnë dhe, e disa hajnë burgje, e një pjesë e militantave luten “u kalbsh në karrocë”. Por që, unë dua me përdorë një gjë pak eskplicite, pak që nuk i ka hije këtij emisioni, por po e them. është dashtë me pasë ko** me shku në luftë. E mas luftës mundesh me folë çka t’duash. Këtu është mirë, është nxehtë, është mirë, kërkush s’na ngucë. As Dejani, as Stojani, janë shku ata,”- u shpreh ai.

Nga ana tjetër, këngëtarja Fifi e mbron Petrovcin me anë të një Instastory. Ajo tha se Petrovci është një aktor, artist dhe se mbi të gjitha, jetonin në një vend demokratik, ku liria e fjalës është e garantuar. Ajo i ftoi ndjekësit e saj të qetësoheshin, sepse Petrovci nuk bëri gjë.

REAGIMI I FIFIT

“O Allah, goxha si shumë po mundohem me u mbajt mos me fol, por nganjëherë po më shpërthen kur po i dëgjoj disa njerëz duke folur shumë bre po më dhemb koka. Mo bre, mos folni palidhje. Mo bre. A e di çka po shqetëson, nuk po më shqetëson që po dalin po flasin, sa po më shqetëson që mundohen me i denigru disa fytyra publike, disa njerëz të artit e kulturës që kanë dhënë shumë për teatrin dhe për filmin, sidomos në Kosovë. Edhe dalin duke fyer, thuj ti çfarë bëri. Jemi në një shtet demokratik, kemi të drejtën e fjalës, secili mund të flasim çfarë të duam neve apo nuk është kjo demokracia. E drejta e lirë e fjalës, qetësohuni, qetësohuni. A e dini cila është pjesë më e rëndësishme e kësaj historie që veç kur të vdesin njerëzit e kulturës, artistët, si në Kosovë si në Shqipëri e më gjerë këta marrin edhe publikojnë statusa pusho në paqe o kolosi i artit shqiptar, pusho në paqe se na iku edhe një gjerdan i artit tonë, bollni më se na keni shpif, nuk keni haber për asgjë veç dilni folni palidhje, jo po i ka marrë kaq pare, i ka meritu biles edhe më shumë se ka dhënë, ka dhënë për artin, për kulturën për gjithçka. Është Enver Petrovci.Kur ai ka luajtur ti ke qenë në barkun e nënës”.

Për shkak të gjithë lëmshit të bërë në rrjet, Petrovci e ka parë të arsyeshme të bëjë një shpjegim për atë që tha në emisionin e Adelinës. Ai u shpreh se është keqkuptuar dhe se e ka patur fjalën për komunistin jugosllav Tito, jo për komandantët e UÇK-së. Sipas tij, Adelina dhe emisioni kishin prerë fjali të tij.

“Unë nuk e kam thënë për komandantët e UÇK-së, ajo është gënjeshtër por, kom fol për njerëzit e luftës. Po tash Adelina, RTK e përmirëson e nëse nuk e përmirëson e shton atë fjali që e kanë hek, e kanë hek për shkak të kohës. E me than që do ta kthejnë fjalinë. Unë kom mendu për Titon. Tito të mos kishte qenë në luftë kishte mbetë një mekanik i thjeshtë. E këtë fjali e kanë hek,”- ka thënë Petrovci./ZËRI

Poll

MOS HUMB