
TIRANË- Detaje të reja mësohen nga dosja që Prokuroria e Posaçme SPAK ka kundër kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, i marrë nën hetim pak ditë më parë nën akuzat se ka konsumuar veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, lidhur me ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë. Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar prova të reja që hedhin dritë mbi dyshimet për ndërhyrje të paligjshme në një procedurë prokurimi publik në Bashkinë Kolonjë. Në qendër të skandalit ndodhet kompania në pronësi të Entela Çanos, e cila dyshohet se kishte lidhje të afërta me kryebashkiakun Isai. Nga përmbajtja e këtyre komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin “ëhatsApp”, grupi hetimor dyshon për ndikim të paligjshëm gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit të tenderit. Erion Isai u mor i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për shkelje të shumta në kryerjen e tenderave dhe ankandeve publike, gjatë drejtimit të bashkisë.