
TIRANË-Një ditë pas vetëdorëzimit të tij në drejtorinë e Policisë së Tiranës, efektivi Erjon Goxhara ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka pasur qëllim që ta vriste 45-vjeçarin Lorenc Kosta, me të cilin gruaja e tij dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore.
“Nuk kam dashur ta vras Lorenc Kostën dhe e kam parë rastësisht në zonën e “Komunës së Parisit” pasi kam qenë me vajzën time në një lokal në atë zonë. Pasi kam larguar vajzën jam kthyer sërish te “Komuna e Parisit” dhe e kam qëlluar Kostën me armën e shërbimit të cilën e kisha me vete. Deklaroj se nuk e kam bërë me paramendim plagosjen e Kostës. Kosta më provokonte sa herë përballesha dhe më thonte “do të heq nga puna”,-deklaroi Goxhara.
/ZËRI