Video

Krimet zgjedhore/ SPAK nis hetimet për 35 kallëzime

SPAK ka ngritur edhe zyra në 12 qarqet e vendit.

F.m
Krimet zgjedhore/ SPAK nis hetimet për 35 kallëzime
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një bilanc për krimet zgjedhore deri më datë 5 maj. Në total sipas SPAK, kanë marrë 115 kallëzime, të cilat janë bërë nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo edhe janë iniciuar nga vetë SPAK.

Për 35 nga këto raste, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ka nisur hetimet. SPAK ka ngritur edhe zyra në 12 qarqet e vendit. Sot, prokurorët e posaçëm dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Elbasanit. Të pranishëm janë kryeprokurori Kreshnik Ajazi, prokurorë të tjerë, drejtori i policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha, nëndrejtori dhe shefat e komisariateve.

Poll

MOS HUMB