
DURRËS- Një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën private "Villa Alba" në Durrës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se mjeku Ilir Shani po hetohet nga policia për humbjen e jetës së 54-vjeçares me inicialet M. Xh., banuese gjithashtu në Durrës.
54-vjeçarja mësohet se ka qenë duke kryer një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Vetë mjeku ka deklaruar se nga operacioni në stomak, pacientja ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, por që më pas, ka pësuar arrest kardiak.