Video

Hakerohen Gjykata e Lartë dhe Prokuroria? Institucionet: Ishte tek ...KLGJ

Në një mesazh të publikuar online, grupi i hakerave iranianë pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.

I.F
Hakerohen Gjykata e Lartë dhe Prokuroria? Institucionet: Ishte tek ...KLGJ
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Hakerat iranianë të 'Homeland Justice' kanë pretenduar se kanë kryer një sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, këtë herë ndaj Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në një mesazh të publikuar online, grupi i hakerave iranianë pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë. Por institucionet kanë mohuar çdo sulm të sistemeve zyrtare.
Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se, nga verifikimet e deritanishme të kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së, nuk janë konstatuar shenja komprometimi apo ndërhyrjeje në faqen zyrtare. Edhe Gjykata e Lartë ka reaguar duke mohuar çdo sulm ndaj sistemit të saj, duke sqaruar se pretendimet lidhen me një faqe që nuk është nën administrimin e saj të drejtpërdrejtë. Sipas Gjykatës së Lartë, pre e sulmit kibernetik ka rënë faqja “gjykata.gov.al”, e cila është në menaxhim nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB