TIRANË- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku është ekzekutuar Viktor Bardhi 65vjeç. Ky i fundi, sipas dëshmisë së një banori të zonës, ishtë nisur për në punë të ujësjellësi, ku dyshohet se është zënë në pritë nga autorët. Viktima u gjet i vrarë në automjetin e tij nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Ndërkohë pak pas atentatit në Munaz është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve. Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, ka njoftuar shoqërimin e një personi në komisariat, ndërsa shtoi se në makinën e djegur nuk u gjetën armë. Ndërkohë pista kryesore e hetimeve lidhet me hakmarrjen. Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ngjarja dyshohet se ka si motiv përplasje me fisin Reçi, ku saga e hakmarrjes ndër vite ka shkaktuar disa viktima. Ndërkohë, Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhin Mirditën me Lezhën, Kukësin, e qytete të tjera por deri më tani s’ka rënë në gjurmë të autorëve.
/ZËRI