Video

SHERR NË KOMISION! Noka shkul mikrofonat, Bardhi hedh akuza: Flutura, je fasadë e Suel Çelës

Açka e ka nisur takimin e parë në komision me një urim për të gjithë deputetët, gjë që ka revoltuar Nokën e Bardhin, të cilët i kanë konsideruar këto fjalë si hartime të shkruara nga kryeministri Edi Rama.

F.m
SHERR NË KOMISION! Noka shkul mikrofonat, Bardhi hedh akuza: Flutura, je
Sherr në Komision

TIRANË- Përpasjet në Partinë Demokratike jo vetëm që nuk po lejojnë zhvillimin normal tëseancave plenare në Kuvend, por as mbledhjet e komisioneve. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër sot me dy koleget e tyre, Flutura Açka dhe Merita Bakiu në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Açka e ka nisur takimin e parë në komision me një urim për të gjithë deputetët, gjë që ka revoltuar Nokën e Bardhin, të cilët i kanë konsideruar këto fjalë si hartime të shkruara nga kryeministri Edi Rama. Pas replikave, Açka ka kërkuar që mbështetësit e Berishës të dalin jashtë, por Noka i ka shkulur dhe përplasur mikrofonin. Debati më pas ka vijuar me tone të larta me akuza kundrejt Açkës për lidhje me Sule Çelën, një personazh i botës së krimit në Elbasan.

 

Poll

MOS HUMB