Video

Investime strategjike në Zonat e Mbrojtura

Sipas BIRN, pati dhe një kërkesë nga ana e ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato për të rihapur konsultimet me shoqërinë civile dhe palët e interesuara për këtë nismë mbi propozimet e ardhura nga qeveria, por Komisioni përgjegjës e refuzoi kërkesën.

F.m
Investime strategjike në Zonat e Mbrojtura
Zonë e mbrojtur

TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin kanë miratuar vetëm me votat e shumicës në një mbledhje online variantin final të projektligjit që i hap rrugën zhvillimit turistik dhe ekonomik të Zonave të Mbrojtura, pa marrë parasysh kundërshtimet e organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian. Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kërkuan të premten parlamentit dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin procesin për këshillim mjedisor me organizatat, institucionet shkencore dhe partnerët ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së natyrës. Ata këmbëngulën se të gjithë ndryshimet e propozuara janë të rrezikshme për të ardhmen e ZM-ve, shkojnë në kundërshtim me frymën e ligjit aktual, me normat dhe praktikat evropiane dhe me çdo detyrim ligjor të këshillimit publik.

Ndryshimet, sipas organizatave, vulosin fundin e sistemit të mbrojtjes për këto zona dhe biodiversitetit në Shqipëri. Sipas BIRN, pati dhe një kërkesë nga ana e ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato për të rihapur konsultimet me shoqërinë civile dhe palët e interesuara për këtë nismë mbi propozimet e ardhura nga qeveria, por Komisioni përgjegjës e refuzoi kërkesën. Tashmë me ndryshimet e reja do të ngrihet një strukturë paralele me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për administrimin Parqeve Kombëtare. Deputeti Pandeli Majko kundërshtoi për procedurë nismën e deputetëve duke e quajtur këtë një çështje politikash që i takonte qeverisë. Madje, ai aludoi se deputetët kishin marrë përsipër të bënin “detyrën” e strukturave ekzekutive. Ndërsa kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një konferencë për mediat akuzoi mazhorancën se po bën një krim ekologjik duke i hapur rrugë betonizimit të këtyre zonave. Arben Pëllumbi, kryetar i komisionit për Mjedisin, i tha BIRN-it pas mbledhjes, se ishin marrë parasysh sugjerimet e kërkesat e shoqërisë civile dhe se nuk po shkelej asnjë direktivë.

Poll

MOS HUMB