Video

Ndryshime te "Burgjet": Largohet Klevis Qose, zëvendësohet nga Adratik Kupi

Klevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej marsit të vitit 2024, ku zëvendësoi Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

zh.ll
Ndryshime te "Burgjet": Largohet Klevis Qose, zëvendësohet
foto ilustrim: klevis qose

TIRANË- Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, është liruar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi. Klevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej marsit të vitit 2024, ku zëvendësoi Admir Abrijan që dha dorëheqjen. Më parë, Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Ndërkohë, drejtori i ri Adriatik Kupi ka mbajtur më parë detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë. Ai ka qenë edhe drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Kupi po ashtu u emërua për disa muaj në krye të IKMT, si i komanduar, pas largimit së Dallëndyshe Bicit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB