Video

Tentativë pengmarrjeje në Pogradec: plagoset me thikë 17-vjeçari, pranga autorëve

I mitur është tentuar të rrëmbehet me forcë në makinë dhe pasi sulmi dështoi, 2 autorët e dhunuan dhe plagosën me thikë, duke u arratisur.

zh.ll
Tentativë pengmarrjeje në Pogradec: plagoset me thikë
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 17-vjeçar është tentuar të merret peng në mes të ditës. I mitur është tentuar të rrëmbehet me forcë në makinë dhe pasi sulmi dështoi, 2 autorët e dhunuan dhe plagosën me thikë, duke u arratisur. Në pranga kanë rënë Marjo Xhangolli 33-vjeç dhe Aljan Hilaj 32-vjeç, të akuzuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Autorët janë arrestuar në flagrancë, ndërsa blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Kapja e tyre u bë pas ndjekjes policore deri në Prrenjas, teksa tentonin arratisjen. Policia ka publikuar dhe videon ku është tentuar marrja me forcë i 17-vjeçarit, të cilin e kanë dëmtuar me thikë në dorë, por fatmirësisht, 17-vjeçari mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB