
RUSI- Ivani IV Vasiliviech lindi më 25 gusht 1530 në Moskë dhe ende mbahet mend me pseudonimin e tij, Ivani i Tmerrshëm . Ai ishte cari i parë i Rusisë. Figura e tij u cilësua në mënyra të ndryshme, si një njeri inteligjent, që bashkoi Rusinë dhe që pas vdekjes së tij la një vend të madh dhe të fortë, por edhe si një paranojak, një psikopat me shpërthime zemërimi dhe mizori. Në një zemërim të shfrenuar ai vrau djalin e tij të madh. Rreth 12 mijë njerëz u ekzekutuan pa mëshirë gjatë qëndrimit të tij në pushtet. Fëmijët dhe gratë u hodhën në lumenj. Ivani formoi një polici të quajtur “Oprichnina”, e cila i lejonte të ekzekutonte dhe burgoste këdo, pa asnjë proces gjyqësor. Policët ishin brutalë dhe vranë njerëz në masë, veçanërisht aristokratë. Jeta personale e Ivanit të Tmerrshëm është po aq e pasur sa mbretërimi i tij. Vendimi i tij i parë politik ishte dëshira për t'u martuar. Cari i parë i Rusisë u martua tetë herë. Në tetë kurorëzime 6 do të ishin funerale. 4 nga gratë e tij do të vdisnin ose në rrethana të panjohura, ose do i vriste vetë ai për shkak se i shuhej interesi, nuk ishin të virgjëra ose ishin analfabete. 2 djem të tij humbën jetën pas lindjes. Historianët pohojnë se gjatë fëmijërisë së tij ai pësoi çrregullime mendore pa kthim prapa.
-
Ivani i Tmerrshëm/ Mizoritë, 8 dasmat dhe 6 funeralet
18 Shkurt, 15:51