Video

Jennifer Lopez i pështyn çamçakëzin në dorë asistentes

Këngëtarja shfaqet duke pështyrë çamçakëzin në dorën e asistentes së saj në mes të qytetit të Nju Jorkut.

k.m.
Jennifer Lopez i pështyn çamçakëzin në dorë
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja Jennifer Lopez është kritikuar shpesh për sjelljen e saj "të vrazhdë" dhe "të keqe", por së fundmi rrjeti është kundër saj. Kështu që kanë kërkuar nga e shkuara një klip, ku këngëtarja shfaqet duke pështyrë çamçakëzin në dorën e asistentes së saj në mes të qytetit të Nju Jorkut. Klipi viral u shoqërua me mbishkrimin: JLO pështyn çamçakëz në dorën e asistentit të saj në mes të qytetit të Nju Jorkut. Një sjellje kaq e vrazhdë dhe e keqe. Nuk ka asnjë arsye për t'i trajtuar punonjësit tuaj kështu.


Fansat komentuan shpejt videon, duke ndarë mendimet e tyre për klipin dhe sigurisht, askush nuk e mbrojti dot veprimin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB