TIRANË- Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion sistemin e ri të hyrje-daljeve (EES) duke nisur nga 10 prilli 2026. Ky sistem i ri, i cili filloi të zbatohej gradualisht që më 12 tetor të vitit të kaluar në 29 vende europiane, do të zëvendësojë vulat tradicionale në pasaportë me regjistrime digjitale të hyrjeve dhe daljeve nga territori i BE-së, si dhe rastet e refuzimit të hyrjes për shtetasit jo të BE-së që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. Informacioni biometrik si imazhet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, së bashku me të dhënat personale nga dokumenti i udhëtimit që përdoret, do të regjistrohen gjithashtu. Por, për kë zbatohet sistemi? Sistemi zbatohet për qytetarët jo-BE/Shengen që qëndrojnë deri 90 ditë në zonën Shengen, duke përfshirë edhe britanikët dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza, si dhe ata që kanë prona në BE pa leje qëndrimi.
/ZËRI