
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se për 2 muaj, policia ka kërkuar në det për trupin e Ervis Martinajt, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2023. Ai shtoi se policia ka një pistë të besueshme, ka disa deklarime të personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhen. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe afati 100 ditor i vendosur nga kryeministri Edi Rama për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku është tejkaluar, version zyrtar nuk po vjen.