Video

Shkreli akuzohet se bleu vota për PSD-në e Doshit, SPAK kërkon 27 dëshmitarë

Prokurori Dritan Prençi, relatoi se nga hetimet përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve, ka rezultuar se Shkreli është përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe se provat e mbledhura provojnë se kryebashkiaku ka kryer veprën penale të korrupsionit në zgjedhje.

zh.ll
Shkreli akuzohet se bleu vota për PSD-në e Doshit, SPAK kërkon 27
kristian shkreli

TIRANË- SPAK ka kërkuar thirrjen e 27 dëshmitarëve në procesin gjyqësor në Gjykatën e Posaçme ndaj kryebashkiakut socialist të Vau i Dejës, Kristian Shkreli, në akuzë për korrupsion zgjedhor. Prokurori Dritan Prençi, relatoi se nga hetimet përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve, ka rezultuar se Shkreli është përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe se provat e mbledhura provojnë se kryebashkiaku ka kryer veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Nga ana tjetër, mbrojtja e Shkrelit ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se nga të gjitha vëzhgimet nuk del në asnjë moment veprime për të cilat prokuroria ka ngritur akuzë. Hetimet e SPAK kanë nisur më 20 mars, mbi një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit iu sekuestrua telefoni celular ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Ai është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor, pasi dyshohet se bleu vota për PSD-në e Tom Doshit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB