Video

Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi

Zbritja e shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë në vit do të llogaritet për çdo fëmijë të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave që prindërit kanë gjeneruar gjatë vitit 2025.

zh.ll
Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë nën ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim. Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten nga të ardhurat vjetore bruto të 2025-s, 48 mijë lekë shpenzime për përkujdesin e fëmijëve edhe 100 mijë lekë për arsimin, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars. Kompensimi do të përfitohet nga rillogaritja e tatimit të paguar në 2025. Zbritja e shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë në vit do të llogaritet për çdo fëmijë të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave që prindërit kanë gjeneruar gjatë vitit 2025. Ndërsa shpenzimi prej 100 mijë lekësh në vit do t’u zbritet individëve me të ardhura deri në kufirin e 1.2 mln lekë në vit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB