Video

Kuvendi i "memecëve"

Problem ishin dhe funksionimi i Komisioneve Parlamentare, të cilat maxhoranca i kaloi online pas bllokimit të tyre nga opozita.

F.m
Kuvendi i "memecëve"
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka përmbushur misionin e tij siç duhet, të paktën në tre muajt e fundit të tij që u dominuan nga kaosi dhe përplasjet. Gjatë tre muajve të fundit, 50% e aktivitetit parlamentar ishte informal, me një mazhorancë që miraton akte ligjore pa debat dhe një opozitë që tenton të pengojë fizikisht funksionimin e Kuvendit. Problem ishin dhe funksionimi i Komisioneve Parlamentare, të cilat maxhoranca i kaloi online pas bllokimit të tyre nga opozita.

Ka pasur edhe raste kur drejtues të komisioneve parlamentare zhvilluan konsultime individuale në zyrat e tyre me drejtues të institucioneve dhe të grupeve të interesit, të pa protokolluara dhe të pa raportuara në dokumentacionin parlamentar.  Në total, 41 deputetë nuk patën asnjë diskutim, duke u kthyer në “memecë”. Gjatë kësaj periudhe, Kuvendi vendosi rekord historik me 63 penalizime disiplinore ndaj deputetëve, ku përfshihen 55% e deputetëve të opozitës. 

 

Poll

MOS HUMB