Video

"Rich Hotel" nën sekuestro, por ende në duart e pronarëve?

Bëhet fjalë për “Rich Hotel” në pronësi të familjes Bulica, i cili është vendosur nën sekuestro nga Prokuroria e Korçës më 26 shtator 2025.

F.I
"Rich Hotel" nën sekuestro, por ende në duart e
foto ilustruese

TIRANË- Një rast i paprecdentë ka ndodhur në Pogradec, ku hoteli në sekuestro ka mbetur sërish në duart e pronarit. Bëhet fjalë për “Rich Hotel” në pronësi të familjes Bulica, i cili është vendosur nën sekuestro nga Prokuroria e Korçës më 26 shtator 2025. Në njoftimin zyrtar Prokuroria e Korçës raportonte asokohe se pronarët dyshohen se kanë investuar të ardhurat e përfituara nga trafiku i narkotikëve në Itali dhe Spanjë në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Burime për ZËRI bëjnë me dije se pavarësisht sekuestrimit dhe një hetimi në vijim hoteli vazhdon aktivitetin normal me pronar Edri Bulicën dhe nënën e tij Edlira Bulica. Po të njëjtat burime bëjnë me dije për ZËRI se veç, pronës në sekuestro, familja Bulica ka përifituar edhe menaxhimin e një zone plazhi në Pogradec. Prokuroria njoftoi se familja Bulica nuk justifikonte pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme, ndërsa vetë Edri Bulica pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë nuk rezulton të ketë qenë i punësuar. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në shtator 2025 dhe tre ditë më vonë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara (AAPSK) konfirmoi nisjen e procedurave për marrjen në dorëzim të pronave, por hoteli mbeti në duart e pronarit. Mungesa e transparencës mbi zbatimin e masës së sekuestros ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po administrohen pasuritë në hetim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB