SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku 55-vjeçarja Bardhe Ziçi dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, 62-vjeçarja Shtjefën Ziçi. Policia ka ngritur si pistë kryesore të hetimit xhelozinë mes çiftit, ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet para krimit. Sipas hetimeve, 62-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pas debatit, Shtjefën Ziçi dyshohet se ka hyrë në banesë, ka marrë armën e gjahut që e posedonte me leje dhe ka qëlluar ndaj bashkëshortes së tij, duke e lënë të vdekur në vend. Autori i dyshuar nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë për shkak të gjendjes së tij psikologjike. Ndërkohë, mbrojtja e tij vijon të pretendojë se ngjarja ka qenë aksidentale, madje duke pretenduar se 62-vjeçari e kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk ishte në dijeni se ajo ishte e mbushur me fishekë. Nisur nga provat e administruara deri më tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura, policia vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të krimit.
/ZËRI