
TIRANË- Grupi hetimor pritet të rikthehet në vendin ku u vra Alfred Dedja. Hetuesit vijojnë edhe kërkimet për armën e krimit, një ditë pasi autori i ngjarjes, Julian Gjoshi, deklaroi se e ka hedhur në shkurre. Kontrollet po vijojnë dhe në ndihmë të Policisë janë vendosur dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë. Gjoshi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, në shoqërinë e familjes dhe avokatit të tij dhe deklaroi se e kishte vrarë Alfred Dedjan pasi ai e ofendonte sa herë që përballeshin. Juljan Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, një person në kërkim për zhdukjen dhe vrasjen e Jani Prengës, e qëlloi me dy plumba Alfred Dedjan duke e lënë të vdekur në një restorant në Ndroq.