
Pensionistë
TIRANË- Në raport me grupet më të reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Sipas Monitor, indeksi global i lumturisë i renditi pensionistët shqiptare në vendin e 100 në 143 vende të botës për 2024. Pensionistët shqiptarë janë më të palumtur edhe në krahasim me grup moshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme. Pensionistët shqiptarë aktualisht jetojnë në varfëri për shkak të ardhurave të ulëta, të cilat janë nën nivelin relativ të varfërisë, 6.7 dollarë në ditë. Në total shqiptarët ishin më të palumturit në Europë pas turqve në vitin 2024.
Poll