TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit ditën e sotme u mbyll senaca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e sotme është shoqëruar me debate mes Veliajt dhe gjyqtares Etleva Deda, për të cilën kryebashkiaku i Tiranës pretendon se kjo e fundit nuk e ka lejuar që të mbrohet efektivikisht me mjete të garantuara nga ligji. Seanca u zhvillua mes debateve ndërsa Veliaj braktisi sallën me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues. Avokatja e caktuar kryesisht nga shteti, Valentina Teodoresku kërkoi sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Kërkesa nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Etleva Deda, ndërsa Veliaj ka kërkuar përjashtimin e saj pasi i mohoi të drejtën të mbrohej efektivisht. Pas largimit të Veliajt seanca vijoji deri sa palët përfunduan dhënien e konkluzioneve. Seanca e radhës është caktuar më datë 9 shkurt, ku pritet të jepet vendimi për çështjen e Veliajt, nëse do të kalojë ose jo për gjykim.
/ZËRI