Video

Ministria pranon abuzimin me fondet e IPARD

Drafti në fund do të duhet t’i dorëzohet zv.Ministres së Financave.

F.m
Ministria pranon abuzimin me fondet e IPARD
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Financave ka hapur një ‘tender’ dhe kërkon që të hetojë Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural, pasi kanë konstatuar disa parregullsi serioze, mashtrime, konflikt interesi në disa projekte të financuara nga Programi IPARD II. Në dokumentin e publikuar nga VoxNews rezulton se në këtë formë pranohet për herë të parë abuzimi me fondet e BE-së për bujqësinë, nëpërmjet programit IPARD. Fondi limit i këtij tenderi të hapur është 37.227.990 lekë ose 377.221 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 165 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Drafti në fund do të duhet t’i dorëzohet zv.Ministres së Financave.

Lajmi për abuzimet fillimisht u publikua në media, ku edhe u bë me dije se Komisioni Europian kishte pezulluar grantet për bujqësinë shqiptare nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Vendimi u mor pas më shumë se 2 vite hetime nga OLAF, gjatë së cilave u zbulua se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk i kishin respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidheshin. Madje disa raste u verifikuan dhe u zbulua se paratë ishin dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare. Kjo dosje tani është në duart e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB