Video

Ndërtimi nuk rrit mirëqenien, Shqipëria, sërish e fundit në Europë

Shqipëria u rendit e fundit në Europë përsa i përket Prodhimit të Brendshëm për Frymë, me 34% të mesatares Europiane.

F.m
Ndërtimi nuk rrit mirëqenien, Shqipëria, sërish e fundit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk e kanë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve. Monitor shkruan se të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2022, Shqipëria u rendit e fundit në Europë përsa i përket Prodhimit të Brendshëm për Frymë, me 34% të mesatares Europiane. Vendit ia ka kaluar dhe Bosnjë Hercegovina. Edhe në treguesin tjetër, atë të të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, në të njëjtat nivele me Bosnjë Hercegovinën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB