
TIRANË- Listat e kandidatëve për deputetë kanë edhe "VIP-a"! Aktorë, tenorë por edhe ish-banorë të "Big Brother Albania" janë zgjedhur për t'u futur në listat e hapura për disa nga partitë e vendit. Dy prej tyre janë pjesë e listave të hapura të Elbasanit dhe Tiranës për Partinë Demokratike. Në Tiranë garon aktorja dhe ish-banorja e "BBA", Julia Ilirjani. Pas kthimit nga Amerika në Shqipëri, duket se Ilirjani ka zgjedhur që të provojë veten edhe në politikë. Po ashtu, edhe tenori Armaldo Kllogjeri, ose siç e njohin ndryshe, "Maestro i Big Brother", ka vendosur të ngjitet në skenën politike shqiptare dhe të provojë veten. Ai është futur në listat e Partisë Demokratike në Elbasan. Ndërsa Fotini Derxho, e cila ka qenë dy herë pjesë e Big Brother, kryeson listën e kandidatëve nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, në qarkun e Gjirokastrës.
/ZËRI