Video

'Ngrirja' e vizave, Ambasada amerikane sqaron shqiptarët

Në reagimin e ambasadës thuhet se SHBA dhe Donald Trump e kanë bërë të qartë se emigrantët s'duhet të jenë barrë financiare për amerikanët.

zh.ll
'Ngrirja' e vizave, Ambasada amerikane sqaron shqiptarët
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë ka sqaruar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të pezulluar lëshimin e vizave migratore për 75 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Në reagimin e ambasadës thuhet se SHBA dhe Donald Trump e kanë bërë të qartë se emigrantët s'duhet të jenë barrë financiare për amerikanët. Ambasada shprehet gjithashtu se aplikimet për viza vazhdojnë, edhe pse dokumentet nuk lëshohen. Një ditë më parë, Departamenti i Shtetit të SHBA-së njoftoi se, duke filluar nga data 21 janar 2026, do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të 85 vendeve të caktuara, përfshirë edhe Shqipërinë. Ky vendim vjen si pjesë e politikave të administratës për të garantuar që emigrantët të jenë financiarisht të vetë-përballueshëm dhe të mos përbëjnë një barrë për amerikanët.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB