Video

Hetimet për arratisjen e Ndocit, 'skanohen' takimet, telefonatat dhe kartela mjekësore

Mësohet se në hetim janë të gjithë personat që kanë zhvilluar takim me Ndocin në burgun e Durrësit 6 muajt e fundit, pasi dyshohet e personat qe e kanë takuar janë edhe organizatorë të planit të arratisjes, ndërsa në verifikim janë edhe tabulatet telefonike edhe të familjarëve të tij.

zh.ll
Hetimet për arratisjen e Ndocit, 'skanohen' takimet, telefonatat
Altin Ndoci

TIRANË-Arratisja e Altin Ndocit vijon të mbetet mister, teksa Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me transferimin e tij në paraburgimin e Durrësit, në një kohë që konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se në hetim janë të gjithë personat që kanë zhvilluar takim me Ndocin në burgun e Durrësit 6 muajt e fundit, pasi dyshohet e personat qe e kanë takuar janë edhe organizatorë të planit të arratisjes, ndërsa në verifikim janë edhe tabulatet telefonike edhe të familjarëve të tij. Po ashtu, në filtër do të kalojë edhe i gjithë dokumentacioni i tij shëndetësor, ku përfshihet edhe kartela me shkaqet e dërgimit të Ndocit për vizita që prej vitit 2020 deri më datë 13 janar 2026. Ndërkohë, arratisja e tij me pasojë mungesën në gjyqin për "Plumbin e Artë" u bë shkak për shtyrjen e seancës, ndërsa avokati i tij kërkoi në seancë që shkresa për gjyq të shkojë edhe tek banesa e të pandehurit, pasi mund të ndodhet dhe atje. Arratisja e Ndocit ka vënë në alarm autoritetet, të cilët morën vendimin për transferimin e personave me rrezikshmëri nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB