TIRANË-Rasti i Altin Ndocit ishte i fundit, ku pas 24 orëve nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Por ka nga ata të cilët kanë kaluar përtej kangjëllave, me pranga në duar, me çarçaf, me një tel, armë apo gishta…për të rifituar "lirinë". Dritan Dajti u arratis nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003. Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës dhe u arratis me pranga në duar. Në vitin 2006, Dritan Rexhepi organizoi të parën nga tre arratisjet e tij duke hapur me gishta një bravë të prishur në dhomën e marrjes në pyetje. Rexhepi ktheu xhupin nga ana tjetër për të ndryshuar ngjyrën, mori nën krah një dosje që gjeti mbi tavolinë dhe kaloi rojën tek dera. Në nëntor 2013 Admir Tafili me 6 të burgosur të tjerë nën kërcënimin e armëve kaluan gardianët, qëlluan me breshëri kallashnikovi për mos afrimin e rojeve dhe më pas ikën nga burgu i Drenovës. Në 2021 Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan arratinë nga burgu 313. Plani u vu në zbatim me tentativën e një të paraburgosuri për të prerë damarët. Çekaj dhe Pjetri arritën të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbanin çengela hekuri. Dan Hutra së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij tentoi të arratiset në vitin 2024. Një prej hekurave në dritaren e burgut të Fierit u pre nga të burgosurit me një tel. Në shkurt të viti 2025, Daut Lazes u arratis nga burgu i Shënkollit. Laze ka hapur derën, e cila ishte pa çelës dhe shtratin e tij kishte vendosur një grumbull me rroba për të krijuar iluzionin se ishte ende aty.
/ZËRI