Video

Nipi i Sadri Abazit përftoi tokat e grabitura në Bërxullë, roli i Jonaid Myzyrit

Si bashkëpunëtorin më të afërt për marrjen e këtyre tenderave, Abazi ka pasur Jonaid Myzyrin, drejtor i Komisionit të Prokurimeve Publike, i cili më herët ka qenë punonjës në kompaninë e tij, si jurist, punë që nuk e deklaroi kurrë në jetëshkrimin e tij.

F.m
Nipi i Sadri Abazit përftoi tokat e grabitura në Bërxullë,
Sadri Abazi dhe Jonaid Myzyri

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku dhe 2 ish-zyrtarë të tjerë, Kujtim Balliun dhe kryeplakun Agim Loci pasi ndihmuar në tjetërsimin e një toke 7.500 metër katror tokë e llojit “Arrë”. Kjo sipërfaqe toke, në mënyrë të padrejtë i kaloi Kujtim Allmetës, që më pas ia shiti shoqërisë “Alko Impex Construsion” e cila ka administratorë Enkelejda Çelin dhe Arbër Abazin, nipin e Sadri Abazit. Shoqëria mëmë për "Alko-n" është kompania "ECO CLEANING". Nëse futesh në faqen e "Open Data" për të kontrolluar pronarin e saj, zbulon se zotërues është sërish "ALKO-IMPEX General Construcion" me 95%, ndërsa vetëm 5% i ka kompania "2T". Tek kjo e fundit, pronarët të paktën kanë emra dhe janë Artan Sako dhe Dritan Troksi me nga 50% të aksioneve.

Sako është një emër i njohur pasi është vëllai i ish-Komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, i cili së fundmi la detyrën që e kishte marrë që në vitin 2013. Në vitin 2005, Ymer Marku në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit, Agim Locin, ka nënshkruar planin e rivlerësimit të këtyre pasurive. Në vitin 2015, Kujtim Balliu specialisti i Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës ka konfirmuar kalimin e tokës tek Allmeta, e gjitha me dijeni të Ymer Markut. Asnjë dokument i lëshuar nga Balliu nuk ishte verifikuar. ALKO-IMPEX General Construcion ka marrë 52 kontrata publike që nga themelimi i saj duke përfituar nga buxheti i shtetit mbi 2 miliardw lekw të reja. Faktet tregojnë se nga tenderat e marrë ose nuk ka pasur garë reale, ose ofertat fituese kanë qenë sa ose mbi fondin limit. Si bashkëpunëtorin më të afërt për marrjen e këtyre tenderave, Abazi ka pasur Jonaid Myzyrin, drejtor i Komisionit të Prokurimeve Publike, i cili më herët ka qenë punonjës në kompaninë e tij, si jurist, punë që nuk e deklaroi kurrë në jetëshkrimin e tij.

 
Poll

MOS HUMB