Video

'Një tjetër Greta Thunberg', 12-vjeçarja indiane proteston në samitin e COP-28

Licpriya Kangujam, 12 vjeçe protestoi në Samitin e Klimës në Dubai. Ajo mbante një tabelë në dorë, ku shkruhej "I japim fund karburantit fosil".

D.XH
'Një tjetër Greta Thunberg', 12-vjeçarja indiane
Aktivistja indiane

DUBAI - Licypriya Kangujam, e cila është një aktiviste 12-vjeçare indiane e klimës, u shfaq në samitin e COP28 në Dubai. Tashmë ajo mund të konsiderohet një tjetër Greta Thunberg. 

Ajo mbajti një tabelë ku shkruhej: "I japim fund karburantit fosil, shpëto planetin tonë dhe të ardhmen tonë" ,përpara se të nxirrej jashtë nga forcat e sigurisë.

Drejtori i përgjithshëm i COP28, Majid Al-Suëaidi, vijoi fjalën, duke i kërkuar audiencës që t'i jepte Licypriya një duartrokitje për entuziazmin e saj.

Në Dubai, po mbahet samiti i klimës COP28, ku liderët diskutojnë që t’i japin fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile në këtë shekull, duke gjetur mënyra të tjera alternative./ZËRI/ 

Poll

MOS HUMB