Video

Pamjet dramatike, vinçi shpëton burrin nga zjarri i madh

Një burrë po digjej nga flakët, por se u arrit të shpëtohet mrekullisht nga një vinç. Shpëtimi i burrit u përshëndet nga turma.

D.XH
Pamjet dramatike, vinçi shpëton burrin nga zjarri i madh
Burri shpetohet nga 'kafazi' i vincit

READING - Një operator vinçi ngriti një burrë nga një ndërtesë shumëkatëshe, e cila po digjej në Angli. Video nga vendi i ngjarjes në qytetin Reading në Anglinë jugore tregon një burrë që shpëtohet nga një kafaz vinçi nga çatia e një ndërtese në ndërtim, ndërsa shtëllunga të dendura tymi shpërthyen rreth tij.

Një turmë e madhe njerëzish e panë skemën e tmerrshme, ndërsa ata duartrokitën, kur burri u shpëtua. Operatori i vinçit Glen Eduards, 65 vjeç, e përshkroi situatën si dramatike, sepse zjarri përhapej nga era. “Unë po punoja me vinç në një ndërtesë. Sapo pashë djalin që mund të digjej nga zjarri, më shkoi ndërmend që mund ta shpëtoj atë me vinç”, tha ai. Eduards tha se u përpoq të vendoste kafazin e vinçit midis burrit dhe flakëve, por u pengua nga era e madhe. “Por unë e zbrita kafazin dhe burri hyri aty”, shtoi ai.

Më shumë se 50 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje për të shuar zjarrin, thanë zyrtarët, dhe një burrë tjetër u nxor gjithashtu nga ndërtesa me vinç. Të dy burrat u dërguan në spital për trajtim për thithjen e madhe të tymit. Zjarri u shua më vonë të enjten./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB