TIRANË-Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur paraditen e sotme, 21 gusht, në SPAK. Raportohet se Arbër Veliaj do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet e dosjes ‘Veliaj’. Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK për vëllain dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për lëvizje financiare që ngrejnë dyshime për përfshirje në raste të pastrimit të parave. Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt.
/ZËRI