
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka liruar nga ambientet e paraburgimit reperin Noizy-n, kundrejt garancisë pasurore prej 5 milionë lekësh të rinj që lanë avokatët e tij. Në këtë mënyrë reperi i shpëton përballjes me drejtësinë në Kosovë ku akuzohej për rrahjen me pasoja të rënda të Medi Isenit. Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë, pas një sherri të ndodhur në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me reperin ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax, por ky i fundit nuk është liruar ende nga Gjykata. Për të njëjtën ngjarje mbetet ende në kërkim reperi Arkimed Lushaj.
/ZËRI