
Aqif Rakipi dhe Lulzim Basha
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar një histori të panjohur përplasjeje mes Lulzim Bashës dhe ish-deputetit Aqif Rakipi. I ftuar në Report TV, Meta ka treguar se ka tentuar që të arrijë një pajtim mes të dyve, por Rakipi është shprehur kategorikisht kundër. Ish-presidenti është shprehur se Rakipi i ka thënë Bashës, se të gjithë i njohin emrin e vjehrrit dhe kunatit, por jo atë të babait dhe vëllait të tij. Aqif Rakipi, nuk është më deputet në Kuvendin e Shqipërisë, pas shpalljes non grata, por në sallën më të rëndësishme të vendit, është ulur djali i tij Ornaldo Rakipi.
Poll