
SHKODËR- Efektivët e Policisë që ndodheshin në vendngjarjen e masakrës së Dobraçit që la pas katër viktima do të përballen me akuzën “shpërdorim detyre”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në prokurori për efektivët, pasi nuk kanë shoqëruar në polici personin e tretë që ndodhej në automjet me Arlind Bushatin dhe Hamza Licin, të cilët mbetën të vrarë. Zyrtarisht, ende mbetet mister identiteti i ‘personit të tretë’ që është shfaqur edhe në video, por dyshimet janë se bëhet fjalë për Ibrahim Licin, vëllanë e Hamza Licit. Ibrahim Lici është në kërkim edhe për vrasjen e Endri Mustafës.