TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku pikërisht në sektorin e sigurisë së lartë, ku janë izoluar disa nga bashkëpunëtorët e Drejtësisë, ka ndodhur një përplasje fizike mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe policit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina. Mësohet ngjarja është regjistruar në mesin e muajit gusht 2026, brenda ambienteve të paraburgimit dhe vetëm tani polici, Rexhep Sina, ka bërë denoncim në Policinë e Burgjeve, duke çuar që Prokuroria e Tiranës të regjistrojë një dosje penale për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur teksa efektivi ka shkuar pranë të penduarit tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej, çka dyshohet se kjo e ka nervozuar Dumanin dhe i ka hedhur një kovë me ujë duke e goditur. Siç mësohet, bashkëpunëtori i SPAK, Nuredin Dumani, ka goditur punonjësin e policisë, që ishte ngarkuar për garantimin e sigurisë fizike të të penduarit. Ende nuk dihet me saktësi se cili ka qenë motivi i këtij konflikti që ka çuar Nuredin Dumanin në goditjen e punonjësit të policisë, ndërësa pritet që autoritetet të verifikojnë rrethanat dhe dinamikën e plotë të incidentit.
/ZËRI