
SHBA - Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video tepër humoristike e politikanit serb Marko Gjuriç.
Pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përfundoi fjalimin e tij, delegacioni serb nisi të duartrokasë. Mes personave të pranishëm në delegacion ishte dhe Marko Gjuriç.
Ai fillimisht thjesht po duartrokiste dhe nuk u çua në këmbë. Por, sapo vuri re se po filmohej nga kamerat, është çuar me shpejtësi. Kjo ishte një skenë komike, sigurisht. Gjuriç aktualisht mban postin e ambasadorit serb në Uashington.
Në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç akuzoi vendet perëndimore se kanë shkelur brutalisht Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 12 44, kur bombarduan Serbinë. Ai tha se Serbia bën thirrje për ruajtjen territoriale të Ukrainës, pavarësisht miqësisë shekullore me Rusinë. Megjithatë, Serbia refuzon të vendosë sanksione për Moskën./Zëri.ai/
Panika Marka Đurića kada je shvatio da ga snima kamera i da ne stoji dok aplaudira vođi... pic.twitter.com/R0dZpVoGdZ
— ㅒㅂㅇㄹ (@IIlllIIlIIIIIII) September 21, 2023