Video

Profecia e Nostradamusit për Luftën e Tretë Botërore

Nostaradamus ka edhe një parshikim të zymtë për vitin 2023.

Redaksia Zëri
Profecia e Nostradamusit për Luftën e Tretë Botërore
Nostradamus

TIRANË- Astrologu i famshëm francez, Michel de Nostredame - i njohur si Nostradamus, 450 vite më parë shkroi një libër me parashikime rrënqethëse të titulluar "Profecitë". Ai parashikoi saktë ndër të tjera, Luftën e Dytë Botërore, ardhjen në pushtet të Hitlerit, Revolucionin Francez, hedhjen e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, vrasjen e presidentit të 35 të SHBA, Xhon Kenedi, si edhe sulmet e 11 shtatorit në Kullat Binjake të SHBA.

Por Nostaradamus ka edhe një parshikim të zymtë për vitin 2023.

Sipas tij, njerëzimi mund të përballet me kërcënimin e kanibalizmit për shkak të një kolapsi ekonomik. Studiuesit mendojnë se referanca e kanibalizmit mund të jetë metaforike për rritjen e lartë të kostos së jetesës. Në libër, një prej profecive qënron mbi të tjerat.

"Shtatë muaj të luftës së madhe. Njerëzit vdesin për shkak të së keqes, por drita e tyre nuk do të jetë në duart e Mbretit".

Për disa studiues, kjo frazë i referohet konfliktit Rusi-Ukrainë, që rrezikon të përshkallëzohet deri në Luftën e Tretë Botërore. Por konflikti mes të dyja shteteve i ka kaluar 7 muaj.

Ndërkohë që në Lindjen e Mesme, përplasja Israel-Hamas ngjall frikë e shqetësim për përshkallëzim. Frika është e amdhe se lufta në Gaza është veç fillimi. Nostradamusi ka parashikuar edhe ndryshime klimaterike për vitin 2023, me përmbytje dhe thatësira./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB