
TIRANË- Sot është e hëna blu, një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri dhe këtë vit, është 15 janari. Por përse konsiderhet e tillë? Psikologu Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff zhvilloi një studim duke marrë në konsideratë motin, borxhet e akumuluara nga fundviti, rënia e motivimit pas festave, dhe dolën në përfundimin se kjo është dita me e zezë e vitit. Janari mund të jetë një kohë depresive, pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve. Por, me pak stërvitje, shëtitje në natyrë e takime me miq, gjithçka mund të kalojë më lehtë.