Video

Punësoi Muçi Shaljanin, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së Tiranë

Sipas Prokurorisë, Shaljani ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

zh.ll
Punësoi Muçi Shaljanin, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së
muci shaljani-gezim sala

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra Gëzim Salën, drejtor i Finacës në AMP, pasi akuzohet se ka lejuar në shkelje të ligjit punësimin e agjentit Muçi Shaljani, i cili u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit bashkë me Gilmando Danin. Sipas Prokurorisë, Shaljani ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur tij ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Sipas Prokurorisë Shaljani u pagua me rrogë të rregullt nga data 16 shtator deri ne date 11 nëntor, data e ngjarjes në rrerotullimin e Rinasit. Muçi Shaljani, efektiv i AMP-së ishte shofer, në makinën ku udhëtonte viktima Gilmando Dani, i cili ra pre e një atentati në Rinas.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB