Video

Qytetarët zhvaten çdo ditë nga mikrokreditë, BSH mbyll veshët

Madje "Ladi", një nga personazhet që ka denoncuar zhvatjen nga këto institucione, ka ndjekur rregullat e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë për të bërë ankesën e tij, por nuk është pranuar as të hyjë në institucion. Kujt t'i drejtohet Ladi për të marrë një përgjigje?

F.m
Qytetarët zhvaten çdo ditë nga mikrokreditë, BSH mbyll
Gent Sejko

TIRANË- Një tjetër skemë mashtrimi, e zbuluar nga ZËRI, është provuar zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës. Në rastin e denoncuar nga ZËRI, të prekur ishin qindra banorë të Nishtullës nga Fondi BESA, ndërsa në rastin e hetuar nga Prokuroria vetëm 11, por skema ishte e njëjta. Ka më shumë se 6 muaj që ZËRI po ndjek çështjen e mikrokredive, por Banka e Shqipërisë detyrohet që të veprojë vetëm kur Prokuroria del me një njoftim. ZËRI denoncoi mashtrimet, lidhjet dhe konjukturat e MCA dhe Final, e në çdo përgjigje të Bankës së Shqipërisë shkruhet: Nuk revokojmë licensën sepse duam t'i mbajmë në monitorim. Madje "Ladi", një nga personazhet që ka denoncuar zhvatjen nga këto institucione, ka ndjekur rregullat e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë për të bërë ankesën e tij, por nuk është pranuar as të hyjë në institucion. Kujt t'i drejtohet Ladi për të marrë një përgjigje? Edhe banorët e Nishtullës ngritën zërin për mashtrimin që u ishte bërë, por sërish nuk pati asnjë reagim. Kështu, qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë teksa Banka e Shqipërisë mendon për një zgjidhje. Sa kohë do të marrë zoti Sejko? Sa kohë duhet të denoncojnë, ndërkohë që Banka vë gishtat në vesh dhe nuk i dëgjon? Nuk mjaftojnë denoncimet që bëjnë media si ZËRI, Kapitali (Klodian Tomorri), Prapaskena, BoldNews, VoxNews dhe gazetarja Ola Xama?! Çdo ditë që kalon, paratë dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe tani është momenti që Banka e Shqipërisë të reagojë seriozisht.

 

Poll

MOS HUMB