
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, ministrat dhe deputetët, ku ka bërë një bilanc të 3 mandateve në qeveri. Rama ka vënë theksin te lufta kundër korrupsionit, për të cilën tha se është në mes të rrugës dhe nuk ka përfunduar ende. Kryeministri tha se nga korrupsioni nuk kanë shpëtuar as eksponentë brenda qeverisë apo vetë radhëve të partisë socialiste.
Në këtë mbledhje Rama dhe socialistët paraqitën dhe një projektrezolutë për thellimin e reformave, ndërsa shtrinë dorën e bashkëpunimit me opozitën, të cilës i bënë thirrje për armëpushim./ZËRI
Poll