Video

Rexhë Byberi firmos tendera nga “arresti i shtëpisë”

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, përveçse ka firmosur shpalljen e fituesit më 30 gusht ka firmosur dhe kontratën e këtij tenderi në datën 11 shtator, kur SPAK kërkoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për të dhe nënkryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja.

F.m
Rexhë Byberi firmos tendera nga “arresti i shtëpisë”
Rexhë Byberi

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi ka firmosur tendera edhe kur ka qenë në masën e sigurisë "arrest shtëpie". I tillë është rasti i tenderit të shpallur që në korrik të këtij viti, për rikonstruksionin e kanalit vaditës “Ura Vigi i Vakës- Cerrnicë”. Tenderi ka fond limit shifrën prej 324 mijë Euro dhe i është dhënë kompanisë “Griald Sh.p.k. Në garë kanë qenë edhe 3 firma të tjera “Nika Sh.p.k”, “HTSH Sh.p.k” e “BAJRAMI N” Sh.p.k”’, të cilat janë skualifikuar nga gara. Për "Open Procurement", ky tender ka flamurin e kuq pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë konkurrues, përveç fituesit. Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, përveçse ka firmosur shpalljen e fituesit më 30 gusht ka firmosur dhe kontratën e këtij tenderi në datën 11 shtator, kur SPAK kërkoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për të dhe nënkryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja. Aktualisht, Bashkia e Tropojës drejtohet nga nënkryetarja Zyra Islamaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB