TIRANË- Në muaj pas zgjedhjes së tij, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka ristrukturuar strukturën e Prokurorisë së Posaçme, duke bërë emërime të reja në disa seksione strategjike të institucionit. Ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, është emëruar në krye të seksionit për marrëdhëniet me jashtë. Ndërkohë, Dorina Bejko do të drejtojë seksionin e Antikorrupsionit, ndërsa Vladimir Mara është emëruar shef i seksionit për hetimin e krimit të organizuar. Këto ndryshime synojnë përforcimin e kapaciteteve hetimore dhe koordinimin më efektiv të proceseve të ndjekjes penale në nivele të larta. Klodian Braho nisi zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor 2025, pasi Altin Dumanit i mbaroi mandati 3- vjeçar në krye të këtij institucioni.
/ZËRI