TIRANË- Pas paralajmërimeve në Mbretërinë e Bashkuar për qumështin Nestlé të kontaminuar me toksinën cereulide, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bllokuar 836 kuti të të njëjtit produkt, të importuar nga Rossmann & Lala. Nga 1,878 njësi të importuara, 580 kuti janë shitur, ndërsa 462 janë eksportuar në Kosovë. Pas kontrolleve të kryera, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur subjektin për dy shkelje: mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mospërmbushje të përgjegjësive të Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU). Rastet e fundit konfirmojnë shqetësimet që ZËRI ngriti dy vite më parë në dokumentarin “Qumështi i Ndaluar”, duke theksuar rrezikun real për fëmijët nga promovimi i qumështit pa analiza të thelluara dhe pa udhëzimin e specialistëve.
/ZËRI