Video

Kryeministri Edi Rama fiton mandatin e katërt!

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 83 mandate me 733149 vota ose 52.16%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar.

F.m
Kryeministri Edi Rama fiton mandatin e katërt!
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Zgjedhjet e 11 majit janë mbyllur me fitoren e Partisë Socialiste dhe për rrjedhojë, kryeministri Edi Rama gëzon një mandat të katërt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot në mesnatë se e ka përfunduar procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe sipas rezultateve, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 83 mandate me 733149 vota ose 52.16%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar.

Partia Demokratike renditet e dyta me 50 mandate, me 34,2%, ose mbi 480 mijë vota. Diferenca mes tyre është 250 mijë vota. Partia Social Demokrate ruan 3 mandate me 3.4% të votave. Deri më tani, Partia Mundësia ka marrë 45,803 vota ose 3.1%, ndërsa Lëvizja Bashkë 22,331 vota ose 1.5%. Numërimi për votat nga diaspora vijon ende dhe rezultati i tyre mund të ndikojë në shifra. Deri më tani janë numëruar 79.409 zarfe nga 194.889. PS kryeson me 42.492 vota, ndjekur nga PD me 22.481. Gjithashtu, ka filluar numërimi për kandidatët që do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

Poll

MOS HUMB