Video

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE

Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor.

F.m
Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE
Foto Ilustruese

TIRANË- Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Monitor shkruan se shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare, duke përjashtuar Greqinë.

Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%. Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë. Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011.

Poll

MOS HUMB